Baudini rrëfen për luftën e 10 dhe 11 majit në Koshare

Aktuale

Baudini rrëfen për luftën e 10 dhe 11 majit në Koshare

Nga: N.Sh Më: 30 maj 2020 Në ora: 14:34
Binak Rexhaj Baudin dhe ushtarët e UÇK-së

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Binak Rexhaj Baudin ka rrëfyer shkurt për luftën e zhvilluar në Koshare.

Ai thotë se në gusht 1998 ka udhëtuar tre ditë e tre net për tu bashkuar UÇK-së duke ditur që ishte vetëm një UÇK, por sipas tij, “por kishte disa fraksione që unë nuk isha në dijeni”.

Ai thotë se është paraqitur në bazën ushtarake në Tropojë pranë Xhabir Zharkut.

“Daut Zagragja, Binak Mazrekaj dhe Bekim Ademaj më mësuan të përdor armën për herë të parë si i ri 18 vjeçar që isha. Për të qenë gati për luftim stërvitjet ushtarake i kam bërë me eprorin Hafir Hoxha. Në 30 prill 1999 nga Baza Ushtarake e Kolshit  një skuadër prej dhjetë ushtarësh me komandant Izet Beqiraj dhe unë isha zëvendësi i tij nisemi për tu bashkangjitur luftëtarëve në Koshare”, tregon ish-ushtari i UÇK-së.

Image

“Në mbrëmjen e 10 majit  skuadra jonë nuk quhej njësia Cobra por ishim njësi e Policisë Ushtarake që u shkrim në luftëtarët e Koshares nën komandën e Fadil Hadergjonit dhe zëvendësit të tij Milazim Maraj, morëm pozicionin në vijën e parë krahu i majtë rrasa e Koshares, me ne ishte dhe Naser Vllasi”.

“Në mëngjesin e hershëm të 11 majit  filluan luftimet me forcat serbe dhe në orën 6.20 min plagoset rëndë Petrit Beqiraj dhe informohem nga komandanti im Izeti që më kërkoi ta tërheq në vijën e dytë. Gjatë këtij intervali për tërheqjen e Petritit dhe kthimi në vijën e parë pranë shokëve në krahun tim të majtë lartë më lajmërohet Naser Vllasi dhe më thotë që të kthehem pasi vija e fronit ka renë. Një gjë të tillë nuk e besoja dhe unë vazhdova rrugën deri te vija e frontit, aty kam gjetur vetëm Besim Geci”, rrëfen Rexhaj i cili i kërkon ndjesë opinionit për botimet e 28 dhe 29 majit pasi kishte ndodhur një gabim teknik.

Kurse, pas takimit aty që ksihte ndodhur me Besim Gecin, ishte ai që e informoi për rënien e Izetit.

Image

“Defakto forcat serbe janë futur nga krahu i majtë te rrasa e Koshares e jo në krahun e djathtë ku ishte Abaz Thaqi”, përfundon ai.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat