Kurti: Rasimi dhe Ragipi dhanë jetën për integritet njerëzor dhe territorial

Aktuale

Kurti: Rasimi dhe Ragipi dhanë jetën për integritet njerëzor dhe territorial

Nga: M.H Më: 30 maj 2020 Në ora: 16:29
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në facebok ka kujtuar Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilaj, të cilët flijuan jetën ë tyre për mbrojtjen e popullit civilë, transmeton “Bota sot”.

Kurti shprehët që Sot më shumë se kurrë, emrat e Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilaj duhet të na shërbejnë si njësia e detyrueshme e masës për çfarë kryejmë në emër të mbrojtjes së popullit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Postimi i plotë

Luftëtarët tanë të çlirimit kishin edhe misionin e mbrojtjes së popullsisë civile, të cilën e kryen me përkushtim deri në flijimin e jetës së tyre. Kjo dëshmon përgjegjësinë e lartë me të cilën u krye lufta jonë çlirimtare. Ajo kërkonte edhe çlirimin e atdheut prej pushtuesit, por dhe mbrojtjen e jetës së njerëzve prej maskrave që kryente pushtuesi serb. Në këtë datë ne duhet të përkujtojmë lavdinë që ngrihet prej dashurisë dhe vetëmohimit të luftëtarëve tanë për popullin.

Sot më shumë se kurrë, emrat e Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilaj duhet të na shërbejnë si njësia e detyrueshme e masës për çfarë kryejmë në emër të mbrojtjes së popullit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Rasimi dhe Ragipi dhanë jetën për këta dy përbërës të kombit, integritet njerëzor dhe territorial. Dëshmorët tanë janë ata që masin përgjegjësinë dhe ndërgjegjen tonë. Cilido që harron dëshmorët, harron qëllimin. Sepse, vetëm në personin e dëshmorit qëllimi mbetet i pazbehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat