Shtypi gjerman: Thaçi fitoi raundin e parë kundër Kurtit – dueli ende vazhdon

Aktuale

Shtypi gjerman: Thaçi fitoi raundin e parë kundër Kurtit – dueli ende vazhdon

Më: 30 maj 2020 Në ora: 22:14
Hashim Thaçi

Në Kosovë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mund të formohet qeveria e re pa  vetëvendosjen, por në periudhën afatgjate shtrohet pyetja a mund të ndalet Kurti mbështetja e të cilit rritet shkruan shtypi gjerman transmetojnë “Deutsche Welle” dhe “Bota Sot”.

„Tash është 1:0 për presidentin” shkruan gazeta vjeneze “Standard” për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që u kumtua të enjën në mbrëmje. Gjykata ka përfunduar se nuk ka shkelje të Kushtetutës në dekretin e presidentit Thaçi që për mandatar ka propozuar Hotin nga LDK.

Kurti, lider i Vetëvendosjes që ende është kryeministër në detyrë ka humbur shumicën në parlament pas konfliktit me LDK. Kurti dhe mbështetësit e vetë kërkojnë zgjedhje , por Gjykata ka vendos se presidenti ka të drejtë të kërkojë të mandator kryeministër të ri pa shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhjeve të reja.

„Qeveria e re përveç LDK me gjasë mund të mbështetet edhe nga PDK e Thaçit që pësoi humbje në zgjedhjet e vjeshtës, ku gatishmëri për hyrje në qeveri kanë shprehur edhe AAK e ish-kryeministrit Haradinaj dhe subjekte me të vogla , shkruan gazeta nga Berlini Tagescajtung.

„Për Kurtin dhe Vetëvendosjen e tij kjo nuk është goditja e parë e këtij lloji. Por megjithatë ai gëzon mbështetje të gjeneratës së re që është popullsia më e re, në sondazhet e fundit thuhet se mbështetja e Kurtit dhe Vetëvendosjes shkon në 40 për qind “, shkruan gazeta.

Tagescajtung thotë se ndasia shoqërore në Kosovë “është forcuar me presionin e të dërguarit special Grenell me qëllim që të pajtohen në shkëmbimin e territoreve mes Kosovës edhe Serbisë”.

Gazeta zvicerane “ Noje cirher cajtung” shkruan se konfrontimi mes Kurtit e Thaçit i ngjanë “armiqve të përbetuar”. Ish- drejtuesi i kryengritësve Thaçi është përfaqësues i kastës që dominon në Kosovë që nga pavarësia. Ajo ka dal nga UÇK dhe kryesisht fajësohet për plaçkitjen e shtetit”.

„Kurti ka premtuar se në vendin mbase me të korruptuar të Evropës do të ndërpres praktikën klienteliste dhe do të ndërmarr reforma të thella, suksesi i tij në zgjedhje se Kosova është e ngimë me elitën e vjetër. Kurti njihet si karizmatik edhe i betuar në parime dhe me vetëbesim ne raport me fuqitë perëndimore.“

Edhe kjo gazetë potencon mbështetjen amerikane për Thaçin  dhe shikimin e Kurtit nga Uashingtoni si pengesë të ndryshimit të kufijve.

Gazeta e Cyrihut shton se duhet të priten protesta në Prishtinë nga mbështetësit e Vetëvendosjes sepse qysh në pritje të vendimit nga Kushtetuesja kanë bërë teste për mbajtje të distancës në protestë. „Kriza politike në Kosovë shkon në raundin e ri” përfundon gazeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat