Kurti bën homazhe në Poklekun e Ri të Drenasit, në nderim të masakrës së 31 majit 1998

Aktuale

Kurti bën homazhe në Poklekun e Ri të Drenasit, në nderim të masakrës së 31 majit 1998

Nga: A.M. Më: 31 maj 2020 Në ora: 11:37
Kurti bën homazhe në Poklekun e Ri të Drenasit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendës ministrin e Mbrojtjes, z.Enver Dugolli, bëri homazhe në Poklekun e Ri të Drenasit, në nderim të asaj që ndodhi më 31 maj 1998.

22 vjet më parë, në këtë fshat ndodhën krime të tmerrshme. 300 forca të policisë speciale të Serbisë sulmuan Poklekun e Ri, duke vrarë e shkatërruar gati krejt çka kishin para syve.

Dhjetë shqiptarë që ishin banorë të Poklekut të Ri, u zunë gjatë sulmit të 31 majit. Njëri prej tyre u gjet më vonë i vdekur, ndërsa nëntë të tjerë mungojnë sot e kësaj dite.

Image
Kurti bën homazhe në Poklekun e Ri të Drenasit

Përveç dëmeve në njerëz, Pokleku i Ri pësoi edhe shumë dëme materiale. Vlerësimi i bërë në vitin 1999 nga Grupi Ndërkombëtar i Menaxhimit nxori evidencën që 40% e shtëpive të Poklekut të Ri ishin dëmtuar.

Sot Pokleku i Ri duket se e ka rimarrë veten nga dëmet materiale, por dhimbja për nëntë banorë të zhdukur të fshatit mbetet ende e pranishme. Kjo na kujton se duhet të përdorim të gjitha resurset e mekanizmat për të gjetur të dashurit e qytetarët tanë që akoma mungojnë.

Image
Kurti bën homazhe në Poklekun e Ri të Drenasit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat