​Rifillojnë meshat në praninë e besimtarëve katolikë

Aktuale

​Rifillojnë meshat në praninë e besimtarëve katolikë

Më: 31 maj 2020 Në ora: 11:44
Mesha

Pas më shumë se dy muajve, sot po rifillojnë meshat në praninë e besimtarëve katolikë në katedralen "Nënë Tereza", në Prishtinë.

Bankat ku mund të ulen ata janë mbushur plot, e shumë të tjerë në meshën e shenjtë të së dielës së rrëshajave, po qëndrojnë edhe në këmbë.

Në hyrje të katedrales është i vendosur tuneli dezinfektues, në banka janë të vendosura shenja ku udhëzojnë se nuk mund të ulen më shumë se 4 persona, për të respektuar kështu udhëzimet e IkShP-së për mbajtjen e distancës fizike.

Image
Mesha

Me vendim të ri qeveritar, të enjten janë hapur xhamitë dhe kishat në tërë vendin. Mirëpo, besimtarët duhet të ndjekin një protokoll sigurie që ndihmon në parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat