Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka kërkuar nga qytetarët që të nënshkruajnë peticionin për zgjedhje të reja.
Ajo në postimin e saj në Facebook, ka shkruar se Aleanca e Hajnave po tallet me vullnetin e qytetarëve.
Si dhe ka thënë se duhen zgjedhje të reja për qeveri që buron nga kutia e votimit jo nga marrëveshjet e fshehta të klubit të stëvjetëruar politik.
Postimi i plotë:
Aleanca e Hajnave po tallet me vullnetin e qytetarëve.
LDK ka shkelur premtimet që ka dhënë në fushatë prandaj nuk ka legjitimitet të qeverisë.
Duhen zgjedhje të reja për qeveri që buron nga kutia e votimit jo nga marrëveshjet e fshehta të klubit të stëvjetëruar politik.
Nënshkruaje peticionin për zgjedhje të reja.