Isa Mustafa kritikon ambasadorin gjerman, vjen reagimi i ashpër nga Rron Gjinovci

Aktuale

Isa Mustafa kritikon ambasadorin gjerman, vjen reagimi i ashpër nga Rron Gjinovci

Nga: D.RR Më: 31 maj 2020 Në ora: 14:31
Kurti, Osmani dhe Mustafa

Aktivisti Rron Gjinovci, ka reaguar ndaj deklaratave të të parit të LDK-së, Isa Mustafës, i cili kritikoi ambasadorin gjerman i cili vlerësoi statistikat e UNDP-së që e nxjerrin Vjosa Osmanin të parën si më e pëlqyera nga qytetarët, ndërsa Kurtin të dytin.

Gjinovci thotë se qytetarët nuk kanë ranch si Isa Mustafa, për atë arsye është i pranueshëm qeveria me Kurtin në krye.

Postimi i plotë:

Isa Mustafa nuk po i kupton statistikat e UNDP-së. Po çuditet qysh ka dalë mirë qeveria aktuale, qysh qytetarët nuk qenkan të vetëdijshëm që qeveria e ka shkelë Kushtetutën dy herë. Po i duket e papranushme pse ka kësi perceptimi publiku. A e din pse? Sepse, publiku nuk ka ranch, nuk e mat me kutin tand performancën e qeverisë.

Mandej qysh more s'je i gëzum me performancën e qeverisë ky gjysma e ministrave janë t'partisë tande?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat