Hoti kritikon Kurtin për vendosjen e masave tjera ndaj Serbisë, thotë se kur të vijë në qeveri do t’i heq

Aktuale

Hoti kritikon Kurtin për vendosjen e masave tjera ndaj Serbisë, thotë se kur të vijë në qeveri do t’i heq

Nga: D.RR Më: 31 maj 2020 Në ora: 15:36
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Avdullah Hoti i cili pritet të jetë kryeministër i ri i Kosovës, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin për masat e reja të vendosura nga Serbia.

Hoti thotë se veprime e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë.

Sipas tij, Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog.

Postimi i plotë:

Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë. Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore.

Por, ne sot kemi nevoje ta mbështesim dialogun me ndihmën e miqve tanë.

Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat