Deputeti i VV-së i drejtohet kryetarit të LDK-së: Isë, po të ndihmojmë pak me i kuptu statistikat

Aktuale

Deputeti i VV-së i drejtohet kryetarit të LDK-së: Isë, po të ndihmojmë pak me i kuptu statistikat

Nga: D.RR Më: 31 maj 2020 Në ora: 16:59
Mefail Bajqinovci dhe Isa Mustafa

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, pasi ky i fundit nuk i vlerësoi statistikat e UNDP-së, të cilat nxorën Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin si më të pëlqyerit e popullit si dhe qeverinë Kurti si më e vlerësuara ndonjëherë.

Bajqinovci thotë se asnjë qytetar i Kosovës nuk e përkrah një qeveri që shkel Kushtetutën.

“Isë, shefi yt Hashimi, përmes vulës së Gjykatës ka thënë se Qeveria e ka shkelë Kushtetutën”, ka shkruar ndër tjera Bajqinovci në Facebook.

Postimi i plotë:

Po të ndihmojmë pak me i kuptu statistikat dhe me i lexu mesazhet e brendshme të tyre.

Paske thënë si ka mundësi me pas pëlqyeshmëri kaq të lartë një Qeveri që na e paska shkelë Kushtetutën dy herë.

Pra, Isa pak a shumë, ose nën rreshta, e paska nënçmu standardin e vlerësimit të popullit.

Ngo Isë, të jesh i sigurt që populli ynë që ka luftuar aq shumë për liri, pavarësi, shtet e Kushtetutë e të drejta, kurrë nuk e përkrahë një Qeveri që e shkelë Kushtetutën. Pra as Qeveria Kurti nuk e ka shkelë Kushtetutën në kohën e pandemisë.

Isë, shefi yt Hashimi, përmes vulës së Gjykatës ka thënë se Qeveria e ka shkelë Kushtetutën. E në të vërtetë, ashtu siç dekreti presidencial rishkrues i Kushtetutës është antikushtetues, po aq edhe veprimet e Qeverisë për ruajtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve kanë qenë absolutisht të mbështetura në Kushtetutë.

Prandaj prof, populli nuk po u beson juve, e as institucioneve të drejtësisë që i keni kapur. Kaq e thjeshtë është prof. Shnet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat