Edhe Kadri Veseli kritikon Kurtin për masat ndaj Serbisë

Aktuale

Edhe Kadri Veseli kritikon Kurtin për masat ndaj Serbisë

Nga: D.RR Më: 31 maj 2020 Në ora: 17:45
Albin Kurti dhe Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin për masat e reja të vendosura ndaj Serbisë.

Veseli këtë vendim e quan akt tipik i mentalitetit mashtrues që po e rrënon Kosovën qe disa vite.

Ai thotë se vendimet e orëve të tyre të fundit, s'do të heqin vëmendjen nga skandalet e shumta që kjo kastë mashtruesish krijoi për pak ditë në qeverisje.

Postimi i plotë:

Vendimi i Albin Kurtit për aplikimin e masës së reciprocitetit me Serbinë, vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatarin e ri, kur ai tashmë e di se nuk do të jetë më vet në qeveri, është akt tipik i mentalitetit të tij mashtrues që po e rrënon Kosovën qe disa vite.

Qasja e tij: Kur jam unë në pushtet ka shtet e kur nuk jam në pushtet le të bëhet rrëmujë, është tipike e mentalitetit të "koalicionit të shpresës" që për pak javë e muaj, ka dëmtuar shtetin tonë përtej pritjeve më pesimiste.

Fatkeqësisht, ky mentalitet shtet-rrënues do të zgjas për aq sa zgjat besimi i njerëzve në manipulimet dhe mashtrimet e tilla. Por, një njeri si Albin Kurti e një parti si Vetëvendosje, s'mundet ta mashtrojë një popull pafundësisht. Vendimet e orëve të tyre të fundit, s'do të heqin vëmendjen nga skandalet e shumta që kjo kastë mashtruesish krijoi për pak ditë në qeverisje.

Sidoqoftë, Kosova ka fat të madh që ka përkrah SHBA-në dhe partnerët perëndimorë.

Do të vijnë shpejtë ditë shumë më të mira se sa këto të mashtrimit të të pashpresëve që po perëndojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat