Ministrat e LDK-së e “bojkotojnë” Albin Kurtin - Qeveria shfuqizon vendimet: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë, e qendrat tregtare

Aktuale

Ministrat e LDK-së e “bojkotojnë” Albin Kurtin - Qeveria shfuqizon vendimet: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë, e qendrat tregtare

Më: 31 maj 2020 Në ora: 18:30
Qeveria e Kosovës

(E plotësuar) - Qeveria në detyrë ka miratuar propozimin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, që nga data 8 qershor të rihapen çerdhet.

Ai në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar të shfuqizohet vendimi i datës 26 mars.

Vitia gjithashtu ka propozuar të organizohet edhe testi i maturës, ai i arritshmerisë, të lejohet organizimi i provimeve dhe lejimi i orëve praktike.

Vitia ka propozuar gjithashtu edhe hapjen e kufijve tokësorë.

“Të gjithë personat që kanë test negativ jo më të vjetër se 4 ditë, nuk i nënshtrohen proceduarve të izolimit. Ndërkohë, ata që nuk e kanë një test të tillë, do të duhen të vetizolohen për 7 ditë”, ka thënë Vitia.

***

Qeveria në detyrë ka miratuar propozimin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, që nga data 8 qershor të rihapen çerdhet.

Ai në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar të shfuqizohet vendimi i datës 26 mars.

Vitia gjithashtu ka propozuar të organizohet edhe testi i maturës, ai i arritshmerisë, të lejohet organizimi i provimeve dhe lejimi i orëve praktike.

Vitia ka propozuar gjithashtu edhe hapjen e kufijve tokësorë.

“Të gjithë personat që kanë test negativ jo më të vjetër se 4 ditë, nuk i nënshtrohen proceduarve të izolimit. Ndërkohë, ata që nuk e kanë një test të tillë, do të duhen të vetizolohen për 7 ditë”, ka thënë Vitia.

Të gjitha propozimet janë miratuar.

***

Pa prezencën e ministrave të LDK-së ka filluar mbledhja e Qeverisë në detyrë.

Ajo është thirrur për sot në orën 18:00, ndërkaq pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për organizimin dhe funksionimin e Këshillave të ministrave për Reformën e Administratës Publike dhe strukturave përgjegjëse për të koordinuar dhe zbatuar dokumentet strategjike të reformës së administratës publike (MPBAP).

Qeveria është mbledhur sot fizikisht, pas mbledhjeve të cilat janë mbajtur online për shkak të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat