Albin Kurti flet për hapat e VV-së pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Albin Kurti flet për hapat e VV-së pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Më: 31 maj 2020 Në ora: 19:15
Arben Vitia dhe Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur edhe për aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e mandatarit, ku i kishte dhënë të drejtë presidentit.

Kurti në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, tha se janë në pritje të vendimit zyrtar nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Pasi ta kemi vendimin e plotë, shton ai, Vetëvendosje do ta ketë edhe qëndrimin e plotë.

Kurti para gazetarëve tha se pas vendimit do të diskutojnë me Kryesinë e Vetëvendosjes, me grupin Parlamentar dhe me të gjitha organet tjera, për të dalë pataj me qëndrimin përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat