​Kurti nuk e di arsyen e mungesës së ministrave të LDK-së në mbledhjen e Qeverisë

Aktuale

​Kurti nuk e di arsyen e mungesës së ministrave të LDK-së në mbledhjen e Qeverisë

Më: 31 maj 2020 Në ora: 19:18
Albin Kurti dhe Arben Vitia

Ministrat nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë munguar në mbledhjen e parë fizike të Qeverisë në detyrë, në kuadër të fazës së tretë të masave të reja të lehtësimit kundër COVID-19.

I pyetur nga KosovaPress për arsyen e mungesës së ministrave të LDK-së, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se nuk i di arsyet.

“Për besën, nuk e di pse nuk kanë ardhur. Është dashur të jenë dhe e kanë për detyrë të jenë. Në votimet që kemi mbajtur në mbledhjet online, ndonjëherë kanë votuar, ndonjëherë nuk kanë votuar”, është shprehur Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat