Ministrat e LDK-së nuk morën pjesë në mbledhjen e qeverisë, vjen reagimi i parë ndaj tyre

Aktuale

Ministrat e LDK-së nuk morën pjesë në mbledhjen e qeverisë, vjen reagimi i parë ndaj tyre

Nga: N. H Më: 31 maj 2020 Në ora: 19:33
Qeveria e Kosovës

Hulumtuesi nga KDI, Eugen Cakolli, përmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar mospjesëmarrjen e ministrave të LDK-së në mbledhjen e qeverisë.

Cakolli nuk e sheh të arsyeshme mospjesëmarrjen e ministrave të LDK-së në mbledhjen e qeverisë, ku u votua lehtësimi i masave për shkak të pandemisë.

Sipas tij, pavarësisht situatës politike, një veprim i tillë është joprofesional.

Ja shkrimi tij:

Nuk po shoh asnjë arsyetim logjik për mospjesëmarrje të ministrave të LDK-së në mbledhjen e qeverisë, ku u votua lehtësimi i masave për shkak të pandemisë. Shto kësaj faktin që shumica e këtyre vendimeve qenkan hartuar gjatë takimit të djeshëm ndërministror, ku kanë marrë pjesë disa prej këtyre ministrave.

Pavarësisht situatës politike, një veprim i tillë është joprofesional. Sidomos nga disa prej ministrave që kanë pasur rol esencial gjatë kësaj situate, dhe që janë shquar me nivel të lartë të korrektësisë politike.

Kabineti aktual qeveritar ka përgjegjësi deri në votimin e kabintetit të ri nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat