Nga zyra e kryeministrit Kurti kanë një pyetje publike për LDK-në dhe Isa Mustafën

Aktuale

Nga zyra e kryeministrit Kurti kanë një pyetje publike për LDK-në dhe Isa Mustafën

Nga: N. H Më: 31 maj 2020 Në ora: 20:32
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Arianit Beqiri nga zyra e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka bërë një koment rreth marrëveshjeve të LDK-së me Listën Serbe, AAK-në e NISMA-n, për koalicionin që synon të qeverisë me vendin.

Arianit Beqiri thotë se 5 muaj negociata për koalicion, LDK nuk e bënte koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi sipas tij, e kërkonte pozitën e Presidentit me arsyetimin për balancim të pushtetit.

Tutje, ai ka një pyetje se si partia e Mustafës e balancoi pushtetin me Listën Serbe, AAK-në e NISMA-n.

Ja shkrimi i tij:

5 muaj negociata për koalicion, LDK nuk e bënte koalicionin me Lëvizjen VETËVENDOSJE! se e kërkonte pozitën e Presidentit me arsyetimin:
"Duhet t'i balancojmë pushtetet. Ata qeverinë, nga ne presidencën." dhe "Po bëjmë koalicion afatgjatë."

Si e balancoi LDK pushtetin me Listën Serbe, AAK e NISMA!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat