Deputetja e PDK-së kritikon Kurtin e Vitinë: A nuk patët kohë këto vendime t’i merrni më herët

Aktuale

Deputetja e PDK-së kritikon Kurtin e Vitinë: A nuk patët kohë këto vendime t’i merrni më herët

Nga: H.O. Më: 31 maj 2020 Në ora: 20:36
Ariana Musliu Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi është treguar kritike ndaj vendimit të sotëm të Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministri të Shëndetësisë, Arben Vitia. Deputetja e PDK-së thotë se këta të dy duhej që këtë vendim ta merrnin ditën e djeshme ose të premten, për arsyen se si ka mundësi që çerdhet dhe kopshtet të përgatiten kaq shpejtë për të filluar puna e tyre ditën e nesërme.

Postimi i plotë:

Sapo u dhanë dy njoftime të rëndësishme nga Kryeministri dhe Ministri në detyrë i Shëndetësisë.

Çerdhet e kopshtet për fëmijët nga mosha 0-5 vjeç do të ri-hapen nga dita e nesërme dhe po ashtu stafi i plotë do të kthehet në vendet e tyre të punës.

A nuk patën kohë z. Kurti dhe z. Vitia të kujdesen që ky vendim të merret ditën e djeshme ose ditën e premte?!

Le të na tregojnë se si ka mundësi që çerdhet dhe kopshtet të përgatiten kaq shpejtë për të filluar puna e tyre ditën e nesërme?!

Le të na tregojnë se si ka mundësi që shumë nëna të cilat janë punëtore në sektorin publik dhe privat të përgatiten kur kanë kaq pak kohë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat