Analisti politik i reagon ashpër Avdullah Hotit, presidentin Thaçi e quan famëkeq

Aktuale

Analisti politik i reagon ashpër Avdullah Hotit, presidentin Thaçi e quan famëkeq

Nga: N. H Më: 31 maj 2020 Në ora: 20:42
Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti

Njohësi i çështjeve politike Krenar Shala me anë të një shkrimi në Facebook ka komentuar deklaratën e Avdullah Hotit, i cili tha se qeveria e re do ta heqë çdo pengesë për vazhdimin e dialogut.

Shala si reagim fillimisht qeverinë Hoti, që po synon të krijohet brenda pak ditëve e quan si një qeveri të Thaçit.

Kurse, Shala ka disa fjalë edhe për presidentin e vendit, të cilin e quan president famëkeq.

Ja shkrimi i tij:

Image
Krenar Shala

Kryeministri, në ardhje, i Qeverisë së Presidentit Thaçi, z. Hoti, po thotë që qeveria e Hashim Thaçit do ta heqë çdo pengesë (tu aludu në reciprocitetin) për vazhdimin e dialogut. Njejtë tha edhe skenaristi i ksaj qeverie, presidenti famëkeq Thaçi.

Për besë për Serbinë ma mirë osht me pasë jashtë kufijve t’saj Kosovën të udhëhequn prej banditave, analfabetave e servilave, se sa me pasë mrena. Serbt thojshin “Kosova osht kanceri i Serbisë”. Shumë ma shumë i konvenon qeshtu Serbisë sesa qysh ka qenë para viteve 99’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat