Këta do të jenë dy ministrat e Nismës në Qeverinë Hoti, Limaj mund të mos jetë pjesë e qeverisë së re

Aktuale

Këta do të jenë dy ministrat e Nismës në Qeverinë Hoti, Limaj mund të mos jetë pjesë e qeverisë së re

Më: 31 maj 2020 Në ora: 21:06
Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate tashme ka caktuar emrat për ministritë që do t’i drejtojë në qeverinë e re (LDK, AAK, Nisma dhe minoritetet) të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Sipas burimeve, Nisma do të ketë dy ministri; Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Vesel Krasniqi do të jetë ministër i MTI-së dhe Skënder Reçica sërish do të jetë ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Po sipas këtyre burimeve, Nisma Socialdemokrate ende nuk ka vendosur për emrin e postit të zëvendëskryeministrit.

“Nesër përfundimisht do të dihet se kush do të jetë në postin e zëvendëskryeministrit”, kanë thënë burime nga Nisma Socialdemokrate.

Këto burime kanë treguar se Fatmir Limaj mund të mos jetë pjesë e qeverisë së re, pasi Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se nuk do të përshihet në këtë qeveri, e lëshimi i karriges së deputetit nga Fatmir Limaj për të marrë post qeveritar ia mundëson AKR-së një deputet më shumë në Kuvend pasi në radhë për t’u bërë deputet nga koalicioni Nisma-AKR është Islam Pacolli.

Koalicioni Nisma-AKR-PD në zgjedhjet e fundit ka fituar gjashtë ulëse në Kuvendin e Kosovës, katër deputetë Nisma dhe dy AKR-ja.

Nisma në Qeverinë Hoti do të ketë edhe pesë zëvendësministra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat