Edhe një kryetar komune del kundër vendimit të Qeverisë

Aktuale

Edhe një kryetar komune del kundër vendimit të Qeverisë

Më: 31 maj 2020 Në ora: 22:14
Qeveria e Kosovës

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar prindërit, që pas konsultimit me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe drejtoreshën e Institucionit Parashkollor “Rrita e Jonë“, lidhur me rihapjen e institucioneve parashkollore për grupmoshat zero deri në pesë vjeç.

Me këtë rast është vlerësuar se objekti i çerdhes duhet të i nënshtrohet parapërgaditjes dhe procesit të dezinfektimit, pasiqë për një kohë të gjatë ka qëndruar i mbyllur.

Si rezultat i kësaj, në Komunën e Obiliqit rihapja e çerdheve nuk do të ndodhë nesër! Ndërsa, për çdo njoftim të ri do të njoftoheni me kohë!, njofton Komuna e Obiliqit.

Njoftimi i plotë:

“Të nderuar prindër,

Si rrjedhojë e dilemave të shumta, lidhur me rihapjen e institucioneve parashkollore për grupmoshat 0-5 vjeç, pas konsultimit me drejtorin e DKA-së dhe drejtoreshën e IP “Rrita e Jonë“ , vlerësuam se objekti i çerdhes duhet të i nënshtrohet parapërgaditjes dhe procesit të dezinfektimit, pasiqë për një kohë të gjatë ka qëndruar i mbyllur.

Si rezultat i kësaj, në Komunën e Obiliqit rihapja e çerdheve nuk do të ndodhë nesër! Ndërsa, për çdo njoftim të ri do të njoftoheni me kohë!

Xhafer Gashi“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat