Kush është Ridvan Haqifi, imami nga Kosova i ISIS’it që e kërcënoi publikisht Kosovën me sulm terrorist

Aktuale

Kush është Ridvan Haqifi, imami nga Kosova i ISIS’it që e kërcënoi publikisht Kosovën me sulm terrorist

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 08:02
Ridvan Haqifi

Kush është Ridvan Haqifi, imami kosovar i ISIS’it që e kërcënoi publikisht Kosovën me sulm terrorist

Ridvan Aqifi raportohet se është vrarë më 8 shkurt në Siri. Ai nga korriku i 2014’ës e zëvendësoi Lavdrim Muhaxherin si komandant i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS.

Ridvan Haqifi, 25 vjeçar nga Gjilani është lindur në fshatin Bukovik, më 4 korrik të vitit 1990, për rastësi në ‘Ditën e Amerikës’, një nga armiqtë e ISIS-it, organizatës terroriste që drejtohet nga Kalifi i vetë-shpallur, Ebu Beker El-Bagdadi (Kalif Ibrahimi).

Haqifi, bashkë me Lavdrim Muhaxherin nga Kaçaniku, ishin xhematë (pasues) të imamit kontrovers kosovar, Zekirja Qazimi, derisa Ridvani më vonë morri të drejtën edhe të ligjëronte në xhaminë që e drejton imam Qazimi, një përkrahës publik i xhihadit të ISIS’it.

Kur Al Kosovi morri komandat e shqiptarëve thuhet se Ridvan Haqifi kishte punuar herë pas here edhe punë të tjera për të mbajtur familjen, përfshirë këtu edhe punën e hamallit me karrocë dore në tregun e qytetit, pasi që pagesa prej imami të angazhuar vetëm për faljen e xhumasë ishte e vogël.

Ndërsa shenjet e radikalizmit të tij, thuhet se kishin nisur që kur ishte nxënës i medresesë, pasi që në klasë diskutonte me idetë ekstreme të Zekirja Qazimit. Këto të dhëna për xhihadistin shqiptarë i kishte rrëfyer atëkohë një nga profesorët e tij, por që preferonte të mbetej anonim.

Ridvan Haqifi, pasardhës i Lavdrim Muhaxherit në komandat e shqiptarëve në ISIS, në vitin 2012, i kishte thënë familjes e BIK’ut se po e lëshonte punën për studime fetare në Egjipt.

Atë kohë ishte imam në xhaminë e fshatit Capar, një fshat afër fshatit tij të lindjes-Bukovikut. Por rrugëtimi i tij përfundoj në Siri, përkrahë ISIS dhe bashkëkombësit të tij që tmerroj njerëzimin duke publikuar video të heqjes së kokave të atyre që nuk i bindeshin ideologjisë së ISIS’it, për t’i marrë dikur edhe komandimin e shqiptarëve tjerë që ndodhen atje.

Kjo video që për herë të parë e sjell InDoks, është një nga ligjëratat e tij mbajtur para një numri të vogël ndjekësish të tij. Ai aty madje bën lutje që të bëhet pjesë e xhihadit.

I njëjti do të bëhej më vonë i famshëm për kërcënimin e tij direkt me sulme në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat