Lutfi Haziri tregon a do të kandidojë më për kryetar të Gjilanit

Aktuale

Lutfi Haziri tregon a do të kandidojë më për kryetar të Gjilanit

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 15:07
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për postin e të parit të komunës.

Në një paraqitje para mediave, Haziri ka deklaruar se nuk do të rikandidojë në postin e të parit të Gjilanit.

“Unë do të vazhdoj që të qëndroj kryetar i Gjilanit deri në fund të mandatit ligjor, nuk kam plane për rikandidim, kam plane që nga sot të tërhiqem butë nga roli im aktiv në politik”, tha ai.

Sipas tij, në këtë komunë do të vijë një gjeneratë e re Evropiane.

“Në Gjilan do të vijë një gjeneratë e re që e bën Gjilanin evropian”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat