​Action for Mothers and Children dorëzon në Infektive pajisje mjekësore kundër COVID-19

Aktuale

​Action for Mothers and Children dorëzon në Infektive pajisje mjekësore kundër COVID-19

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 16:20
​Action for Mothers and Children

Action for Mothers and Children ka dorëzuar sot në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pajisje mjekësore dhe materiale mbrojtëse për personelin shëndetësor në vlerë prej rreth 10 mijë eurosh.

Këto pajisje dhe materiale janë blerë në kuadër të kampanjës “Një kafe si flutur”, e cila zgjati një muaj, dhe kishte për qëllim ngritjen e fondeve për të siguruar pajisje mjekësore dhe materiale mbrojtëse për personelin shëndetësor që po përballen me koronavirus.

Disa prej pajisjeve mjekësore dhe materialeve mbrojtëse që u dorëzuan janë monitorë për pacientë, aspiracion me kontroll vakumi, pulsoksimetra, video laringoskopi, dorëza, maska respiratore, dezinfektues, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat