Haxhi Shala: Do të votoj kundër Qeverisë Hoti

Aktuale

Haxhi Shala: Do të votoj kundër Qeverisë Hoti

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 20:46
Haxhi Shala

Deputeti i Nisma-s, Haxhi Shala, ka paralajmëruar votën kundër Qeverisë “Hoti”.

Shala këto komente i bëri në Debat Plus të Dukagjinit.

Ai ka thënë se do të vendos nesër nëse do të votojë apo jo Qeverinë Hoti pas mbledhjes së kryesisë së NISMA Socialdemokrate.

“Për momentin vota imë është kundër kësaj qeverie [Qeverisë Hoti]”, tha ai.

I pyetur nëse ka të bëjë vota e tij me “çështje pazaresh”, Shala thotë se kjo nuk qëndron por shton se nesër do t’i bëjë të ditura të gjitha arsyet e vendimit të tij.

“Nuk është çështje e pazarit tim personal, por është çështje e parimeve që lidhet me NISMA-n”, deklaroi ndër të tjera Haxhi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat