Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi ka kritikuar paktim mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës duke thënë se është patriotike me dal kundër paktit të tyre dhe pakti tyre është pakti i djallit.
“Është patriotike me dal kundër paktit Thaçi- Mustafa sepse pakti tyre është pakti i djallit, për interesat personale të tyre, për pasuritë e tyre dhe kundër lirisë, kundër Kosovës dhe kundër ardhmërisë së Kosovës”, ka shkruar Abazi në Facebook.