Vjosa Osmani refuzon ta drejtojë seancën e Kuvendit kur do të votohet Qeveria e Avdullah Hotit?!

Aktuale

Vjosa Osmani refuzon ta drejtojë seancën e Kuvendit kur do të votohet Qeveria e Avdullah Hotit?!

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 22:36
Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka folur për mundësinë e drejtimit të seancës nga ana e saj nëse një gjë të tillë do ta mohonte Vjosa Osmani.

Nagavci thotë se ende nuk është vendosur nëse Vetëvendosje do të merr pjesë në seancën e thirrur për ditën e mërkurë.

“Nesër gjatë ditës do të vendosim nëse do të marrim pjesë në seancë apo jo”, tha ajo.

E pyetur nëse do të pranonte ajo të drejtonte seancën e Kuvendit nëse një gjë të tillë nuk do ta bënte Vjosa Osmani.

“Është një gjë që do të diskutohet nesër edhe me kryetarin [Albin Kurti]. Unë mendoj se nuk do të ishte aspak mirë në aspektin moral të jem pjesë e atij skenari. Mendojmë se kjo që po dëshiron të bëjë LDK-ja është përmbysje e rendit kushtetues dhe nuk mendoj se është mirë të jem pjesë e atij skenari të turpshëm nëse bëhet realitet”.

Nagavci ka thënë se nuk ka informacione nëse Vjosa Osmani do të pranojë të udhëheq seancën e së mërkurës.

“Nuk kam ndonjë informatë se zonja Osmani nuk do ta drejtojë atë seancë të Kuvendit”, tha ndër të tjera Arberie Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat