Lutfi Haziri kërcënon Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin për fyerjet ne facebook

Aktuale

Lutfi Haziri kërcënon Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin për fyerjet ne facebook

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 23:07
Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pak më parë bëri një postim paksa të çuditshëm në murin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani në rrjetin social Facebook.

Haziri, në këtë postim i drejtohet dikujt me emrin Haxhi duke i thënë që të mos lejojë ta ofendojnë kolegët e partisë.

“Haxhi, mos lejo me të ofendu koleget e partise në faqen Tuaj. Jo me rastesi po të shkruaj në balline. Heren tjeter ndryshe veproj! LH”, ka shkruar Haziri në murin e Vjosa Osmanit në Facebook.

Image

Ende nuk dihet nëse, Lutfi Haziri ka dashur ti drejtohet me këtë status deputetit nga LDK, Haxhi Avdylit i cili po ashtu është në të njejtën linjë me Vjosa Osmanin sa i përket formimit të qeverisë Hoti.

Ndonëse ky postim i fshi nga muri i Osmanit,  Naiconale.info ka arritur që ta fotografojë të njëjtin dhe t`ua sjell lexuesve të saj.

Ndryshe, të mërkurën pritet të votohet qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti, pasi Gjykata Kushtetuese e vlerësoi si legjitim dekretimin e këtij të fundit nga Presidenti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat