Bajqinovci: Thaçi tha të pavërtetë, në PTK nuk ka dhomë përgjimesh

Aktuale

Bajqinovci: Thaçi tha të pavërtetë, në PTK nuk ka dhomë përgjimesh

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 00:07
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi po luan një lojë që nuk i ka hije.

“Thaçi po shprehet me fjalor rrugaçërie. Paradite flet për  laboratorë droge, pasdite thotë se krerë institucionalë kanë hyrë në dhomë të përgjimeve”.

“Thaçi ka thënë të pavërtetë. PTK nuk ka dhomë të përgjimeve. Dhoma e përgjimeve ndodhet vetëm në Policinë e Kosovës, ku drejtor është Faton Rama. Le të tregojë ai nëse ka dhomë të përgjigjeve në PTK”.

“Në PTK ka dhomë të serverëve dhe aty nuk besoj se kanë hyrë [Kurti, Abazi, Sveçla]. Çështja me laboratorë nuk ka të bëjë me Albulena Haxhiun. Presidenti e ka një zor dhe le të shkojë tek mjeku që të kontrollohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat