Thirrje për deputetët: Mos e votoni qeverinë e re, nesër nënshkruhet edhe ndarja e Kosovës

Aktuale

Thirrje për deputetët: Mos e votoni qeverinë e re, nesër nënshkruhet edhe ndarja e Kosovës

Nga: H.O. Më: 2 qershor 2020 Në ora: 06:24
Kuvendi i Kosoves

Profesori dhe opininonisti, Binak Maxharraj në një shkrim drejtuar gazetës iu ka bërë thirrje deputetëve që nesër të mos e votojnë qeverinë e re. Sipas tij, nuk duhet të shkelet vota e qytetarëve që iu dhanë më 6 tetor, ata votuan ndryshe dhe jo për një qeveri si kjo që pritet të formohet.

Maxharraj duke u drejtuar me këtë lutje, thotë se nesër pritet edhe të nënshkruhet ndarja e Kosovës, andaj ju bën thirrje deputetëve ta ruajnë territorin e Kosovës.

Shkrimi i plotë: (pa ndërhyrjen e redaksisë)

NJË LUTJE PËR DEPUTËTËT:

DEPUTET MOS E VOTONI QEVERIN E TURPIT.

 

Ju legjislatura e re e votuar me 6.tetor 2019 ia këthyet shpinën votuesve te juaj dhe e bëtë tradhëtin e parë ndaj tyre duke e votuar mocionin e LDK për rreximin e qeverisë Kurti nen tryesnin e krimit të organizuar dhe pronto mafisë se PDK dhe LDK.

Por,neser nuk duhet qe më çdo çmin te përseritni edhe tradhetin e dytë te radhës sepse kjo jo vetem qe ju turperon por edhe ju vorros për së gjalli.

Nuk keni te drejtë qe për herë të dytë brenda një muaj ti hyni tradhetisë së dytë duke ia këthyer shpinen votuesve te Juaj të cilët ju sollën në postin e deputetit.Pra,neser ju pretë edhe një provë që te mos fundosën si deputet të përseritni tradhëtinë e dytë.

Sot mos shkëlni përseri ne voten e juaj duke e votuar qeverin e turpit,qeverin e hajnave dhe plaqëkitësve të vendit,sepse nëse edhe për hërë të dytë e bëni këtë ju nuk do jeni më deputet por do te jeni tradhetar të kombit,shpërdorues së votës tecilën ua dha populli për te bërë ndryshim e jo për te instaluar përseri hajnin.plaqëkitjet dhe kapesit e shtetit te cilët e dhunuan dhe e ç’njerëzaun kët vend për me se 20 vjet.

Mbi ju dhe familjet e juaja do te bie mallkimi dhe kështu do të pëfundoni në plehun e historisë,kurse mbi familjet e juaja do te bie turpi,kurse mbi femijet e juaj do te mbetet një njollë e keqe,do te jenë te urrejtuar nga mocaniket e tyre do te përqeshën dhe injorohën si femijë qe e tradhëtuan votën e popullit.

Pra,neser larg duart nga kutia e votimit të një qeverie të dalë nga partit e cubave,mos e votoni qeverin e turpit,mos ia këtheni shpinën votuesit,sepse kjo qeveri e zorit nuk do te ju sjell asgje te re,por siç po flitet neser do te ju detyrojnë ta votoni edhe ndarën,coptimin apo korgjimin e kufirit,ata te beje faljën e gjakut te deshmorve te kombit dhe te me shumë se 12 mijë te vrarve duke ia shtri dorën e pajtimit shteti kriminel Serbisë e cila për shume decenie vrau,sakatoi,dhunoi kombin por edhe duke tentuar ta zhbijë nga trojet e veta.

Mosni ju lutë mos lejon qe fëmijte e juaj te mbetën jetima me prind,sepse gjatë gjithë jetës se tyre nuk do te gjejnë rehatin dhe do te jenë të urryer,të injoruar te veçuar nga mocaniket e tyre.

Kurse ju deputetet e sodite qe po e beni këtë turp duke e votuar qeverin e turpit për tanë jetën do te mbeteni si delet e zeza në histori, te injoruar,dhe te përbuzur.

Pra,neser jeni në provim histori sepse duke e mos votuare këtë qeveri ju do ti ndaloni pazaret për Kosovën dhe rreth Kosovës,do te shkelni mbi sakrificat e demshmorve te kombit dhe gjithë atyre qe me decenije ranë deshmorë për mbrojtjën dhe çlirimin e atedheut.

Neser për një mment këthejni kokën prapa,shikoni nga populli e jo kah kasta e korruptuar e pushtetarve,shikoni kah votuesit te cilet ju sollën këtu ku jeni për ti mbrojtë interesat e vendit,për te mbrojtë Kosovën nga ata qe e kanë qitë në pazar.

Pra neser nese keni vetem pak gjak shqiptari,nese keni vetem pak patriotizm ne shprtin e juaj duhet ti delni zot Kosovës.

Sepse Kosova është në rrezik,ajo kërkon mbrojtjën nga ju.Këtë më se miri do ta beni duke emos votuar këtë qeveri te kuinslingëve,te hajnave dhe plaqekitesve.Dhe kështu do te jeni në nivel te detyres si deputet,përndyshi do te përfundoni ne plehun e historisë,te tradhëtis,kurse Kosoves do ti çkapën pjesët e sajë nga tuxharet e mbendsh, dhe te jashem.

Pra,neser populli,votuesit i kan sytë kah ju qe ta mbroni Kosovën,ta nxirrni nga këthetrat e cubave,ta ndalni lojën makabre të tyre qe po bëjnë ne damë te Kosovës dhe popullit te sajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat