​Mblidhet kryesia e LDK-së, bëhen publik emrat e ministrave

Aktuale

​Mblidhet kryesia e LDK-së, bëhen publik emrat e ministrave

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 07:38
Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e kryesisë së saj.

Kryetari i këtij subjekti politik, Isa Mustafa, ka ftuar kryesinë në mënyrë që të paraqitet përbërja e kabinetit qeveritar.

I mandatuari për kryeministër, Avdullah Hoti, do të bëjë publik emrat e ministrave të qeverisë së tij.

Pas përfundimit të mbledhjes që është paraparë të mbahet prej orës 16:30, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa do të mbajë konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat