Daçiq: Tunizia mbështet vazhdimin e dialogut dhe gjetjen e zgjidhjes për Kosovën

Aktuale

Daçiq: Tunizia mbështet vazhdimin e dialogut dhe gjetjen e zgjidhjes për Kosovën

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 09:33
Ivica Dacic

Tunizia konfirmon mbështetjen e saj parimore për  siç thuhet “sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë” si dhe mbështetjen e plotë për vazhdimin e dialogut dhe gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për çështjen e Kosovës.

Kjo u tha gjatë bisedimeve midis ministrave të jashtëm të Serbisë dhe Tunizisë.

Mbështetja e Tunizisë për Serbinë, dëshira për të vazhduar aktivitetet për forcimin dhe thellimin e dekadave të marrëdhënieve miqësore midis Serbisë dhe Tunizisë, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe turizmit, janë disa nga temat që kryediplomati serb, Ivica Daçiq diskutoi gjatë një takimi me homologun e tij nga Tunizia, Noureddine Erray, raporton media serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat