Qytetarët fillojnë të nënshkruajnë peticionin e Vetëvendosjes për zgjedhje në sheshe

Aktuale

Qytetarët fillojnë të nënshkruajnë peticionin e Vetëvendosjes për zgjedhje në sheshe

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 10:55
Qytetarët duke nënshkruar peticionin e Vetëvendosjes

Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin “Duam Zgjedhje” edhe në formën fizike.

Qytetarët vetëm sa kanë nisur të nënshkruajnë atë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishinë..

Valdrin Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se po synojnë që përmes pikave në të gjitha qytetet e Kosovës t’iu mundësohet atyre qytetarëve që duan zgjedhje të nënshkruajnë.

“Kemi filluar në të gjitha sheshet e Kosovës me mbledhjen e peticioneve edhe fizikisht. Qytetarët do të mund të vijnë ta pltoësojnë në tendat tona në shesh. Mbedhja e nënshkrimeve do të zgjasë 30 ditë dhe pas një muaji do t’ia dorëzojmë institucioneve dhe BE-së, Komisionit Eruopian dhe Kombeve të Bashkuara. Ne inkurajojmë të gjithë që sa më parë ta nënshkruajnë dhe ta dorëzojmë”.

Sa i përket mundësisë për manimpulim të peticioneve në platformën online Ahmeti tha se edhe në të kaluarën gjatë gjithë kohës kanë thënë se po manipulohen, por në fund askush nuk e ka kontestuar.

“Ne kemi dërguar edhe 205 mijë nënshkrime dhe hala askush nuk mundet të kontestojë. Vetëvendosje është serioze dhe kontrollon secilin peticion. Nëse një person nënshkruan edhe online edhe fizikisht njëri nga nënshkrimet do t’i hiqet”.

“Ky është presion dhe mënyrë demokratike për të tëreguar masivitetin popullor. Në popull është kërkesa më e madhe dhe këtë kërkesë s’e kanë vetëm votuesit e VV-së apo aktivistët, por edhe qytetarët e subjekteve tjera që ia kanë deformuar vullnetin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat