Selimi thotë se Gjykata Kushtetuese po funksionon nën urdhërat e Thaçit

Aktuale

Selimi thotë se Gjykata Kushtetuese po funksionon nën urdhërat e Thaçit

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 12:22
Rexhep Selimi

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, tha se “Gjykata Kushtetuese po vazhdon të funksionojë nën urdhërat e presidentit Hashim Thaçit.

“Ky president as nuk do të duhej as të përfundonte mandatin, për fat të keq nuk e tha kështu edhe Gjykata Kushtetuese, ajo po vazhdon të funksionojë në raport me kapësit e shtetit, të cilët i votuan ata më parë”, tha Selimi.

Ai gjithashtu theksoi se Vetëvendosje nuk i referohet si Qeveri Hoti por si qeveri në tentativë.

“Nuk mund t’i referohem si Qeveri Hoti, ajo është në tentativë, po tenton të formojë qeverinë me një vendim antikushtetues, me një dekret të padrejtë të presidentit”, u shpreh Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat