Zëdhënësi i VV: Mbi 45 mijë nënshkrime në peticionin online, fluks të madh të qytetarëve po nënshkruajnë edhe fizikisht

Aktuale

Zëdhënësi i VV: Mbi 45 mijë nënshkrime në peticionin online, fluks të madh të qytetarëve po nënshkruajnë edhe fizikisht

Nga: A.SH Më: 2 qershor 2020 Në ora: 13:07
VV

Peticioni i oragnizuar nga VV, tashmë është vnedosru në çdo qytet të Kosovës.

Zëdhënësi I VV, Arlind Manxhuka, ka thënë se në peticioni online tashmë janë bërë mbi 45 mijë nënshkrime ndërkohë që ka një fluks të madh të qytetarëve që po nënshkruajnë fizikisht.

Ai ka siguriar qytetarët dhe anëtarët se në kohë do të njoftohen për çdo organizim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Postimi në Facebook:

Prej sot jemi vendosur në çdo qytet të Kosovës në mbledhje të nënshkrimeve për peticionin që kërkesë të vetme ka zgjedhjet e reja. Nga peticioni online tashmë janë bërë mbi 45 mijë nënshkrime ndërkohë që ka një fluks të madh të qytetarëve që po nënshkruajnë fizikisht.

Në anë tjetër ne kemi parë shumë organizime e ‘event’-e nëpër rrjetet sociale për protestë dhe jemi duke marrë shumë pyetje nga qytetarë të shumtë, por ashtu siç jemi deklaruar edhe ditë më parë ne nuk qëndrojmë prapa këtyre organizimeve. Po ashtu, ne i sigurojmë qytetarët dhe anëtarët se në kohë do të njoftohen për çdo organizim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Nuk mund të ketë qeveri përkundër vullnetit të popullit e pa zgjedhje, pa legjitimitet e përkundër Kushtetutës. Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat