​Haradinaj nga Gjakova: Një qeveri e votuar nesër e përshpejton shpëtimin ekonomik

Aktuale

​Haradinaj nga Gjakova: Një qeveri e votuar nesër e përshpejton shpëtimin ekonomik

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 13:24
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj po vlerëson se qeveria e votuar nesër e përshpejton shpëtimin ekonomik të vendit, derisa theksoi se një qeveri e cila nuk e ka mandatin nga parlamenti e dobëson ekonominë.

Derisa foli për ekonominë e vendit, ai bëri të ditur se urgjenca kryesore e tyre është shpëtimi ekonomik.

“Pandemia ka shkaktuar pasoja shumë të mëdha për ekonominë e vendit, shumë më shumë se sa statistikat po thonë. Shpëtimi i ekonomisë tonë sot është beteja e parë urgjente, jemi në urgjencë. Një qeveri e votuar nesër e përshpejton shpëtimin ekonomik të vendit. Një qeveri që nuk e ka mandatin nga parlamenti, që nuk mund të hartojë ligje dhe të marrë vendime vetëm sa e vazhdon agoninë e gjithanshme në vend dhe dobësimin ekonomik të vendit, për këtë arsye e Aleanca nuk ka hezituar me i dhanë përkrahje votimit të një qeverie të re në vend dhe e pret me gëzim nesër votimin, që të filloj koha dhe ora e shpëtimit ekonomik të vendit. Edhe njëherë ju sigurojë se urgjenca kryesore e jona është shpëtimi ekonomik”.

Këto komente i pari i AAK-së i ka bërë nga qyteti i Gjakovës ku ka qëndruar për të kremtuar 20 vjetorin e kësaj partie.

Ai në Gjakovë u prit nga kryetari i kësaj komune dhe struktura të AAK-së

Haradinaj vizitoi edhe stadiumin, Parkun e Gjakovës dhe fabrikën Comodita për të parë nga afër punimet që po bëhen aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat