Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi, Lajçak njofton se ka përkrahjen e 27 shteteve të BE-së

Aktuale

Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi, Lajçak njofton se ka përkrahjen e 27 shteteve të BE-së

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 13:37
Miroslav Lajçak

Në një panel të Komitetit për Politikë dhe Siguri të BE-së është diskutuar edhe për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Pjesëmarrës ka qenë edhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili njoftoi përmes Twitter se ka marrë përkrahjen e 27 anëtarëve të BE-së.

“Mirënjohës për mbështetjen e fortë që mora nga 27 shtetet anëtare të BE-së sot! Diskutim shumë inkurajues për mandatin tim dhe rrugën përpara”, ka shkruar ai duke shpërndarë një postim të ambasadores austriake Christina Kokkinakis në këtë institucion.

“Në ndërkohë në Bruksel. Një diskutim i shkëlqyeshëm me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak për rinisjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat