Haradinaj ngushëllon familjet për humbjen e jetës së dy minatorëve në Artanë

Aktuale

Haradinaj ngushëllon familjet për humbjen e jetës së dy minatorëve në Artanë

Nga: A.SH Më: 2 qershor 2020 Në ora: 13:47
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar famijlet e dy minatorëve që vdiqën tragjikisht në minierën e Artanës.

“Ngushëllime familjes së minatorit dhe të inxhinierit, që humbën jetën tragjikisht. Ndërsa, të lënduarve iu uroj shërim të shpejtë”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Postimi në Facebook:

I tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së dy minatorëve në Artanë, si shkak i shembjes së dheut në minierë. Iu bëj thirrje institucioneve të vendit që të marrin masa në sigurinë e minatorëve dhe mbrojtjen në punë. Ngushëllime familjes së minatorit dhe të inxhinierit, që humbën jetën tragjikisht. Ndërsa, të lënduarve iu uroj shërim të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat