PSD shpreh ngushëllime për vdekjen e dy punëtorve të minierës

Aktuale

PSD shpreh ngushëllime për vdekjen e dy punëtorve të minierës

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 13:49
PSD

Partia Socialdemokrate ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të dy minatorëve sot në Minierën e Artanës ku humbën jetën dy persona.

“Partia Socialdemokrate shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe qëndron me gjitha kapacitetet e saj përkrah tyre në këto momente të vështira. Ndërsa të gjithë të lënduarve të tjerë iu urojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhet në deklaratë.

“Industria nxjerrëse minerale nëntokësore përbën një zonë të aktivitetit të punës që qindra punëtorë i ekspozon në nivele të larta të rrezikut. Shëndeti dhe siguria në punë e minatorëve të nëntokës është e rregulluar me direktiva të Bashkimit Evropian por edhe Ligjin Nr. 05/L -062 për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare, përmes së cilit janë përcaktuar parimet e përgjithshme dhe të veçanta përmes së cilit parandalohen rreziqet në punë dhe mbrohet shëndeti i punëtorëve në sektorin minerar, detyrimet e punëdhënësit dhe të punëmarrësit”.

Partia Socialdemokrate ka kërkuar që ditëve në vazhdim të hetohet një rast i tillë në mënyrë që minatorëve t’u krijohen kushtet më të mira për të punuar në mënyrë që ata të mos jenë të rrezikuar për arsye të mosvendosjes së masave parandaluese.

“Në këtë drejtim i bëjmë thirrje Inspektoratit të Minierave, që në pajtim me autorizimet ligjore të cilat ia njeh legjislacioni në fuqi, sa më parë të inspektojë aksidentin e sotëm dhe të sjell raport të detajizuar publikuar të gjerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat