Thaçi pas ngjarjes tragjike në Novobërdë: Institucionet duhet të përkujdesen që punëtorët të jenë të mbrojtur në vendet e punës

Aktuale

Thaçi pas ngjarjes tragjike në Novobërdë: Institucionet duhet të përkujdesen që punëtorët të jenë të mbrojtur në vendet e punës

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 13:54
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të dy minatorëve sot në Minierën e Artanës.

“Thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy punonjësve në Minierën e Artanës, si pasojë e shembjes së dheut. U shpreh ngushëllime të thella familjeve, të afërmve dhe gjithë kolegëve të tyre”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ai poashtu ka thënë që institucionet e Kosovës duhet të përkujdesen që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat