Limaj reagon për vdekjen e dy minatorëve, ngushëllon familjarët dhe minatorët

Aktuale

Limaj reagon për vdekjen e dy minatorëve, ngushëllon familjarët dhe minatorët

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 13:56
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar për vdekjen e dy minatorëve në minierën e Artanës.

Limaj ka ngushëlluar familjarët e të ndjerëve dhe minatorët për këtë humbje të madhe.

“Në këto momente të rënda për familjet dhe minatorët bashkëndjejme me dhimbjen e tyre”.

Postimi i Limajt:

I tronditur me lajmin për vdekjen tragjike të dy minatorëve në minierën e Artanës.

Në këto momente të rënda për familjet dhe minatorët bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre.

Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të minatorëve që sot tragjikisht humbën jetën.

Uroj që sa më parë të shërohen të gjithë të lënduarit nga shembja e dheut në minierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat