Haradinaj: Pandemia shkaktoi pasoja, përqendrim maksimal te ekonomia

Aktuale

Haradinaj: Pandemia shkaktoi pasoja, përqendrim maksimal te ekonomia

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 14:17
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij në fabrikën “Comodita” tha se detyra kryesore e qeverisë së re është rikthimi ekonomik pas pandemisë.

Haradinaj, duke e quajtur storie suksesi fabrikën “Comodita”, thotë se kjo fabrikë i ka dhënë shtyje zhvillimit ekonomik në komunën e Gjakovës.

“Pandemia ka shkaktuar pasoja dhe shumë me interes rikthimi ekonomik i vendit. I kanë tejkaluar pengesat të gjithat sikurse e shihni janë storie suksesi e kanë besimin e të gjithë partnerëve edhe të bankave na mbetet ne me qenë përkrahës të këtij zhvillimi dhe kuptohet që qeveria e vendit duhet të fokusohet tek zhvillimi ekonomik dhe besojmë që detyra kryesore në periudhën e parë është rikthimi ekonomik i vendit”, theksoi ai.

Anëtari i bordit në fabrikën “Comodita”, Ismet Bojku tha se në këtë kompani janë të punësuar rreth një mijë persona dhe se qëllim kanë zgjerimin e prodhimeve të tyre

“Kemi një fat që jemi duke lidhur kontrata edhe për eksport deri në Amerikë e rrugës mbesin edhe nëpër Evropë. Kemi në plan për të ndërtuar 80-90 metra katror të reja me çka do e rrisim edhe gamën e prodhimeve. Mendoj që për ekonominë çfarë e kemi në Kosovë mirë qëndrojmë nuk jemi të kënaqur duhet të punojmë akoma me për t’u zhvilluar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat