Mustafa diskuton për sfidat e sektorit të qumështit

Aktuale

Mustafa diskuton për sfidat e sektorit të qumështit

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 15:40
Foto nga takimi

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa gjatë ditës priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit dhe Rrjetit të Shitësve me Pakicë, ku u diskutua për sektorin e qumështit pas situatës së krijuar.

Gjatë takimit, Mustafa ka diskutuar për sfidat e sektorit të qumështit, si dhe për mundësitë e përbashkëta për të përkrahur sektorin që të dal nga kjo gjendje pas pandemisë COVID-19.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit dhe Rrjetit të Shitësve me Pakicë e falënderuan ministrin Mustafa për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe përkrahje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat