Pas u publikua lista e ministreve, Mustafa tregon se a do ta bëjnë sërish Thaçin president

Aktuale

Pas u publikua lista e ministreve, Mustafa tregon se a do ta bëjnë sërish Thaçin president

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 16:54

(E plotësuar) - Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se nuk kanë asnjë përgjegjësi ndaj presidentit Hashim Thaçi për t’ia siguruar edhe një mandat tjetër.

I pyetur nga KosovaPress për këtë çështje, i pari i LDK-së tha se janë të vetëdijshëm për këtë sfidë që do të paraqitet, andaj do të hapin debatin parlamentar për zgjidhur këtë çështje.

Mustafa: S’kemi asnjë obligim ndaj Thaçit për ta zgjedhur sërish president

“Nuk e kemi marrë asnjë obligim ne si LDK- për presidentin. Ka mbetur ajo çështje të zgjidhjet në momentin kur vjen koha e shpalljes së zgjedhjeve për presidentit. Natyrisht atë kohë duhet të diskutohet me të gjithë. Ne s’kemi asnjë obligim as ndaj presidentit as ndaj ndonjë subjekti politik. Ne jemi të vetëdijshëm që do të ballafaqohemi në shkurt të vitit të ardhshëm. Është çështje që duhet të hapim debatin me gjitha subjektet politike në vend për të parë si mund të sigurohet shumica parlamentare e nevojshme”, tha Mustafa.

Ndërsa për postin e krye parlamentares, në rast të dorëheqjes së Vjosa Osmanit, Mustafa tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet të punojë për të siguruar votat.

Mustafa: I takon LVV-së, a do të arrijë të sigurojë 61 vota në Kuvend

“Ajo që është e sigurt dhe që është kushtetuese është që partia e parë e ka të drejtën të bëjë propozimin për kryetar-e të Kuvendit. Kjo i takon LVV-së, a do të arrijë të sigurojë 61 vota në Kuvend, unë nuk mund të them asgjë, por është çështje e së ardhmes”, tha Mustafa.

Mustafa: U përgatitëm për sfidat e reja, votat për qeverinë i kemi - këta janë emrat e ministrave

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se as LDK-ja por as partnerët e saj nuk e kanë biseduar çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Sipas Mustafës, LDK-ja bashkë me partnerët e saj nuk e kanë fuqinë e votave për zgjedhjen e presidentit, siç e kishte pasur me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Mund të them se këto iseda që i zhvilluam me partnerët se kemi biseduar pozitën e presidentit, askush prej subjekteve nuk e ka pasur fuqinë e votave në mënyrë që nesër mund ta bëjë presidentin, me VV-në kemi qenë më ndryshe pasi si subjekte kemi pasur 50 përqind të votave, nuk e kemi marrë asnjë obligim për presidentit, dhe ka mbetur që ajo çështje të zgjidhet kur të vjen koha e zgjedhjeve. Ne do të ballafaqohemi me atë çështje. As për Kuvendin se kemi biseduar”.

Tutje Mustafa ka thënë se LDK-ja i ka votat për formimin e qeverisë së re.

***

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, i pari i kësaj partie, isa Mustafa, ka thënë se ata kanë mbajtur mbledhjen e kryesisë për seancën e nesërme.

“Jemi para një momenti të rëndësisshëm për ygjedhjen e qeverisë së re, ne e patëm kryesinë që të bëjmë përgatitjet për seancën e nesërme për qeverinë, ne e vlerësojmë tepër të rëndësishme senacën e nesërme dhe LDK-ja ta marrë drejtimin e qeverisë, të ballafaqohemi me sfidat që janë para nesh, është sfida e pandemisë e cila po vazhdon edhe më tutje, dhe të sigurojmë një menaxhim të mirë të Ministrisë së Shndetësisë”

“Kemi si sfidë të rëndësishme rimëkëmbjen e ekonomisë, pastaj edhe sektorin bankar dhe presim që do të sfidohemi në mënyrë të rëndësishme me dialogun me Serbinë”

“Ne patëm një seancë të gjatë të kryesisë në mënyrë që të diskutojmë për sfidat që do të ballafaqohemi.”

“Votat i kemi për qeverinë e re”.

Këta janë emrat e ministrave të LDK-së

Në mesin e tyre nuk ndodhet edhe emri i Lumir Abdixhikut, ministrit në detyrë të Infrastrukturës dhe ambientit:

Driton Selmanaj, zv/kryeministër
Agim Veliu, Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike
Hikmete Bajrami, Ministre e Financave
Arban Abrashi, Ministër i Infrastrukturës
Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes
Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë
Besian Mustafa, Ministër i Bujqësisë
Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës

Këta janë emrat e ministrave që po diskutohen aktualisht në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka caktuar emrat e ministrave në qeverinë Hoti e cila pritet të votohet nesër në ora 11:00.

Mediat kanë siguruar listën e emrave të ministrave dhe të zv/kryeministrit.

Në mesin e tyre nuk ndodhet edhe emri i Lumir Abdixhikut, ministrit në detyrë të Infrastrukturës dhe ambientit:

Zv/Km Driton Selmanaj
MPBAP Agim Veliu
MF Hikmete Bajrami
MI Arban Abrashi
MM Anton Quni
MSH Valbon Krasniqi
MB Armend Zemaj
MK Vlora Dumoshi

***

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, aktualisht është duke mbajtur mbledhje, ku po caktohen emrat e ministrave në qeverinë Hoti, e cila do të hidhet në votim, këtë të mërkurë, duke filluar nga ora 11:00.

Media nga burimet brenda takimit, bëjnë të ditur se emrat e propozuar për të udhëhequr me dikastere të ndryshme në qeverinë e re, janë bërë publik në mbledhje të kryesisë, ku pas pak pritet të hidhen në votim.

Burimet bëjnë të ditur se për zv.kryeministër është propozuar Driton Selmanaj, për ministër të Mbrojtjes, Anton Quni, Valbon Krasniqi është propozuar të udhëheq me ministrinë e Shëndetësisë, Hykmete Bajrami me atë të Financave dhe emri i Arban Abrashit është propozuar si ministër i Infrastrukturës dhe Agim Veliu si ministër i Punëve të Brendshme.

Ende nuk janë konfirmuar këta emra, pasi që për t’u bërë një gjë e tillë duhet të hidhen në votim, fakt i cili ende nuk ka ndodhur, por që pritet të hidhen në votim gjatë mbledhjes e cila është duke vazhduar aktualisht.

Në anën tjetër, nënkryetarja e LDK-së, njëherit kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk e përkrah qeverinë Hoti dhe se ajo mendon se Kosovës aktualisht i duhet një qeveri tranzitore.

Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së nga e cila do të dalin emrat e ministrave

Ashtu siç ishte paralajmëruar LDK ka mbledhur në këtë kohë Kryesinë e saj.

Në këtë takim pritet të dalin propozimet për emrat e ministrave të ri nga ky subjekt që do të jenë pjesë e Qeverisë së re që do ta drejtojë Avdullah Hoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat