Flasin nga VV-ja tregojnë se a do të ketë nesër gaz-lotsjellës në Kuvend

Aktuale

Flasin nga VV-ja tregojnë se a do të ketë nesër gaz-lotsjellës në Kuvend

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 20:47
Foto arkiv

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhje një ditë para se të hidhet për votim qeveria Hoti në Kuvend.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së kryesisë ka bërë të ditur se është diskutuar edhe për mbajtjen e protestave, porse për hapat e ardhshëm i takon të vendosë grupit parlamentar.

Haxhiu: Grupi Parlamentar i VV vendos për hapat e nesërm në Kuvend

“Ka pasur disa ide, disa propozime, por Grupi Parlamentar aktualisht është duke e mbajtur mbledhjen dhe ata do të vendosin se cili do të jetë qëndrimi i tyre në seancën e nesërme” tha Haxhiu.

Mes tjerash ajo ka thënë se Grupi Parlamentar është duke vazhduar takimin, ku do të vendoset për veprimet në seancën për votimin e qeverisë.

Ndërsa Liburn Aliu tha se ka hedhur poshtë mundësinë që në seancën e nesërme të ketë gaz-lotsjellës sikur në seancat e kaluara.

Aliu: Për çështje të qeverisë ne diskutojmë

“Kur kemi qitur gaz-lotsjellës ka qenë demarkacioni, por për çështje të qeverisë ne diskutojnë dhe mbajmë qëndrime politike”, tha Aliu.

Derisa ka folur për formimin e mundshëm të një qeverie teknike, Aliu ka thënë se mbështet një qeveri të tranzicionit me Murat Jasharin si kryeministër.

Aliu: Është ide e mirë të ketë qeveri tranzitore

“Për një gjë të tillë ende nuk vendosur, por mendoj se po, duke pasur parasysh se qeveria që po synon të formohet i ka, të themi një të katërtën e votave, dhe të gjithë të tjerët që nuk do ta votojnë këtë qeveri, duke përfshirë zonjën Osmani dhe deputetët të tjerët, do të jenë tri të katërtat nga ana e atyre që nuk e votojnë këtë qeveri, dujke pasur parasysh gjithashtu se kjo do të jetë një qeveri që do të jetë drejtpërdrejt e varur nga Lista Serbe dhe mendoj se është ide e mirë të ketë qeveri tranzitore, e cila duhej të udhëhiqej nga një figurë kombëtare. Personalisht do ta votoja një qeveri të tillë që do ta udhëhiqte Murat Jashari”, tha Aliu.

Duke folur rreth protestave të ardhshme të mundshme, Aliu tha se protesta e paralajmëruar për datën 5 qershor nuk është e thirru nga ana e kësaj partie.

Aliu: VV nuk e di kush e ka thirr protestën e 5 qershorit

“Protesta e 5 qershorit nuk është paralajmëruar nga Vetëvendosje dhe nuk e dimë as nga kush është paralajmëruar, por në të ardhmen se do të ketë protesta”, tha Aliu.

Ndryshe, më herët kjo parti ka akuzuar LDK se po dëshiron të bëjë një qeveri me votat e Listës Serbe dhe se për çdo mendim duhet të pyetet edhe Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat