Pacolli kërkon qeveri të përkohshme: Klubi i stërvjetëruar politik i frikësohet zgjedhjeve të lira e demokratike

Aktuale

Pacolli kërkon qeveri të përkohshme: Klubi i stërvjetëruar politik i frikësohet zgjedhjeve të lira e demokratike

Nga: A.M. Më: 2 qershor 2020 Në ora: 21:03
Fitore Pacolli

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, e ka përkrahu idenë e propozuar nga kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani për qeveri e përkohshme.

Ajo në postimin e saj në Facebook, ka shkruar se në vend të një qeverie ilegale le të vendosim për një qeveri të përkohshme/tranzitore e të hapim rrugë për zgjedhje të reja.                     

Postimi i plotë:

Kur ke deputetë mashtrues, që shkelin vullnetin qytetar për pazare e përfitime personale, e rrëzojnë qeverinë më demokratike për ta zëvendësuar me një qeveri ilegale atëherë më mirë të kemi një qeveri të përkohshme/tranzitore siç paska propozuar edhe Vjosa R. Osmani. Kjo qeveri e përkohshme/tranzitore do të hap rrugën për zgjedhje të reja e demokratike.

Agustin Palokaj në shkrimin e tij të fundit me të drejtë ka shkruar se "ka qenë iluzion të besohet se ajo parti [LDK] është për ndryshime nëse brenda vetes nuk është ndryshuar". Prandaj, në vend të një qeverie ilegale le të vendosim për një qeveri të përkohshme/tranzitore e të hapim rrugë për zgjedhje të reja.

Ata të cilët kanë menduar se LDK ka ndryshuar tani veçse e kanë kuptuar dhe shumica e tyre janë kthyer në përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje!. Prandaj, klubi i stërvjetëruar politik i frikësohet zgjedhjeve të lira e demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat