Donika Kadaj s’i bashkohet grupit të AAK-së edhe pse ka shkuar në Kuvend

Aktuale

Donika Kadaj s’i bashkohet grupit të AAK-së edhe pse ka shkuar në Kuvend

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 11:42
AAK

Nga AAK’ja kanë publikuar një fotografi para nisjes së seancës ku pritet të votohet për qeverinë në krye me Avdullah Hotin.

Në faqen e grupit parlamentar të AAK’së në Facebook, në fotografinë e publikuar shihen deputetët e kësaj partie si dhe të propozuarit për ministra.

“Sot, para fillimit të seancës”, shkruhet në këtë postim.

Megjithatë, në fotografi nuk shihet deputetja Donika Kadaj që nuk dihet se a do të votojë pro qeverisë Hoti.

E njejta tashmë ka arritur në Kuvend të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat