Presidenti Thaçi reagon pas votimit të Qeverisë Hoti

Aktuale

Presidenti Thaçi reagon pas votimit të Qeverisë Hoti

Nga: G.B Më: 3 qershor 2020 Në ora: 13:28
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar deputetët e Kuvendit, për votimin e Qeverisë së re, përcjell Bota sot.

Këtë ditë ai e ka quajtur të rëndësishme për demokracinë dhe qytetarët, derisa ka uruar suksese për qeverinë e re.

Postimi i plotë:

I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike. HTH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat