​Haradinaj tregon se si bashkë me Thaçin e bindën Shalën të votojë Hotin

Aktuale

​Haradinaj tregon se si bashkë me Thaçin e bindën Shalën të votojë Hotin

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 14:05
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka arsyetuar vizitën e djeshme të tij tek deputeti i Nismës Haxhi Shala. Ai tha se ka qenë koincidencë vizita e tij e përbashkët me presidentin, Hashim Thaçi në shtëpinë e deputetit për të bindur atë të votojë qeverinë Hoti.

Ndërsa për abstenimin e deputetes Donika Kadaj-Bujupi ai tha se nuk ka qenë në dijeni se brenda grupit parlamentar të tyre mund të ketë kundërshtime për qeverinë Hoti.

Haradinaj: Ka qenë koincidencë vizita me presidentin në shtëpinë e Haxhi Shalës

“Presidenti ka raporte të kahershme miqësore me Haxhi Shalën edhe unë i kam nga ana ime. Koincidenca janë këto. Shala ka qenë zëvendëskomandant në rajonin e Prizrenit, kur unë kam qenë komandant i TMK-së, kjo ka ndodhur...unë i thash që e qes votën për këtë qeveri, a e qet edhe ti, ai tha që po”, tha ai.

Haradinaj u shpreh se qeveria Hoti ka mundësi që të shkojë me mandat të plotë qeverisës.

Haradinaj: ka mundësi reale që kjo qeveri të shkojë me mandat të plotë

“Ka mundësi reale që kjo qeveri të shkojë me mandat të plotë” , tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat