Reagon Kadaj-Bujupi, tregon pse nuk e votoi Hotin për kryeministër

Aktuale

Reagon Kadaj-Bujupi, tregon pse nuk e votoi Hotin për kryeministër

Nga: A.SH Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:02
Donika Kadaj Bujupi

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, nuk votoi për Qeverinë Hoti.

Përmes një shkrimi në facebook, ajo ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti qëndron në anën e kundërt të besimeve të mia politike

Ajo po ashtu ka treguar arsyen e mosvotimit duke thënë se u anashaklua një gura e cila u votua për kryeministre.

Postimi në Facebook:

Kryeministri Avdullah Hoti qëndron në anën e kundërt të besimeve të mia politike. Ai ishte i pari dhe më i zëshmi që insistonte në heqjen e taksës ndaj Serbisë. Në fazën në të cilën ndodhet Kosova, nuk mund të ndjehem rehat kur një shef ekzekutivi drejton dialogun me Serbinë me të tilla qëndrime. Ky dialog ka shumë paqartësi dhe shumë udhëkryqe. Prandaj kërkon një udhëheqje të qëndrueshme dhe parimore.

Jam e vetëdijshme që në zgjedhje nuk votohet për kryeministër. Pra jo domosdoshmërisht kandidati/ja që ka fituar më shumë vota duhet të jetë domosdoshmërisht kryeministër. Por nuk mund të themi se vota e qytetarëve nuk është fare e rëndësishme. Në këtë rast është anashkaluar nje grua e cila u votua për kryeministre dhe u caktua një kandidat tjetër në tavolinë.

Prandaj edhe nuk votova për Hotin kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat