Reagon Lëvizja Vetëvendosje: Truprojat e Presidentit gjakosën brutalisht aktivistin tonë që guxoi të ngrejë zërin ndaj Thaçit

Aktuale

Reagon Lëvizja Vetëvendosje: Truprojat e Presidentit gjakosën brutalisht aktivistin tonë që guxoi të ngrejë zërin ndaj Thaçit

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:31
Arrestimi

​(E plotësuar) - ​ Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas arrestimit të një aktivisti të kësaj partie, që sot gjatë kohës sa presidenti i vendit, Hashim Thaçi po mbante konferencë në oborr të Kuvendit, bërtiti “hajn” dhe “pronto”.

Përmes një reagimi nisur për media, nga partia e Albin Kurtit kanë deklaruar se truprojat e presidentit kanë goditur dhe e kanë rrahur deri në gjakosje aktivistin Veron Hasani.

Kjo sipas LVV’së ka ndodhur pasi që Hasani ka bërtitur “o hajn”, sa Thaci po mbante konferencë në oborr të Kuvendit.

“Nga pamjet e videos bashkangjitur, xhiruar nga mediat, shihet qartë sjellja çnjerëzore dhe brutale e këtyre truprojave ndaj një qytetari që nuk ka bërë asgjë, përveçse ka folur. Me të mbaruar punë me qytetarin, truprojat i janë kthyer gazetarit, i cili po ashtu është sulmuar që t’i merret videoja. Mbulimi i gjurmëve, karakteristikë e bashkëpunëtorëve të këtij presidenti. Një regjim që nuk e duron të vërtetën, kritikën, dhe drejtësinë mund të sillet vetëm në këtë mënyrë”, thuhet në reagim.

Nga kjo parti kanë kërkuar që ky aktivist të lirohet menjëherë derisa kanë kërkuar nga organet e rendit që të arrestojnë personat që kanë goditur Hasanin.

:Lëvizja VETËVENDOSJE! aktivistët dhe asnjë qytetar nuk ua ka frikën shkelmave të fundit të Pronto-Presidentit që ka humbur toruan. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Veronit, si dhe kërkojmë nga organet e rendit arrestimin e këtyre personave të cilët godasin qytetarët vetëm pse flasin lirshëm në sheshet e Republikës. Ftojmë edhe organizatat që merren me monitorimin e të drejtave njerëzore e politike, me demokracinë e lirinë e fjalës, të reagojnë kundër kësaj arrogance diktatoriale që po tenton të imponohet nga ana e Thaçit në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

​Aktivisti i LVV-së shoqërohet në polici: Qeveria e Mustafës dhe Thaçit nuk kalon

Pasditen e sotme derisa presidenti Hashim Thaçi po mbante një konferencë për media, një grup i qytetarëve kanë vazhduar thirrjet, duke e quajtur të parin e shtetit “hajn”. Aty reaguan pjesëtarët e mbrojtjes së tij duke shkaktuar një përleshje mes tyre në sheshin "Ibrahim Rugova".

Veron Hasani, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje është shoqëruar nga policët në stacionin policor. Derisa qytetarët kanë kundërshtuar një gjë të tillë, duke brohoritur "hajnat në burg", duke kundërshtuar "arrestimin", siç thonë ata, ndërkohë Hasani është parë i gjakosur dhe me disa të ënjtura në fytyrë.

Hasani: Qeveria e paligjshme e Isa Mustafës dhe e Hashim Thaçit nuk kalon

“Na kanë sulmuar në këtë pjesën e sheshit... qeveria e paligjshme e Isa Mustafës edhe e Hashim Thaçit nuk kalon... “A bën me dit pse po arrestohet Veron Hasani”...Po na mohohet fjala e lirë... “Për çka po e arrestoni njeriun, për çka po e arrestoni njeriun. Lëshoni njeriun, pse e ka shprehur mendimin e veta. Shtet policor. Në shërbim të hajnave menjëherë keni filluar në gjendje gatishmërie”, tha Hasani.

Veron Hasani, i cili është aktivist i LVV-së, thuhet se është goditur nga katër persona, të cilët kishin ardhur nga oborri i Kuvendit gjatë kohës sa ishte duke mbajtur konferencë presidenti Hashim Thaçi.

Incidenti gjatë konferencës së Thaçit, shoqërohet në polici aktivisti i VV

Veron Hasani, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, pas incidentit gjatë konferencë që po mbante presidenti Hashim Thaçi, është shoqëruar nga policia në Stacionin policor në Prishtinë.

Derisa qytetarët kanë vazhduar thirrjet "Hajnat ne burg", duke kundërshtuar "arrestimin", Hasani është parë i gjakosur dhe me disa të ënjtura në fytyrë.

Incidenti tek konferenca e Thaçit: Njerëzit e Thaçit rrahën keq aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosjes

Pasditen e sotme derisa presidenti i vendit, Hashim Thaçi po mbante konferencë për medie një grup u qytetarëve kanë vazhduar thirrjet, duke e quajtur të parin e shtetit si “Hajn”.

Aty reaguan pjesëtarët e mbrojtjes së tij duke shkaktuar një përleshje mes tyre në sheshin "Ibrahim Rugova".

Veron Hasani, i cili është aktivist i LVV-së, po thuhet se është goditur nga katër persona, të cilët kishin ardhur nga oborri i Kuvendit gjatë kohës sa ishte duke mbajtur konferencë presidenti Thaçi.

Fitim Pacolli, vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, tha se është ushtruar dhunë ndaj aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Pacolli: Njerëzit e Thaçit rrahën keq aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosjes

"Disa persona të shërbimit të presidentit e kanë dëgjuar dhe kanë ardhur kanë ushtruar dhunë ndaj tij. E kanë kapur pa i kallëzuar arsyen pse është arrestuar dhe kanë filluar ta godasin grushte. Veroni momentalisht është tepër i sulmuar nga njerëzit e panjohur të shërbimit të presidentit. Kjo është dhunë ndaj qytetarëve të Kosovës për shkak se nuk guxojnë me shpreh mendimin për një president, i cili sillet si mbret në institucionet e Kosovës. Kjo është turp", tha ai.

Një qytetar tjetër tha se është i gatshëm edhe për të dëshmuar për këtë që ka parë sot te sheshi "Ibrahim Rugova".

Video X: I ka ra grusht sa ka mundur

ë kokë njëri këtu prej rojës a mbrojtjes çfarë është, ia njoh fytyrën shumë mirë. I ka ra grusht sa ka mundur. Kjo është e vërtetë. Kur ka qejf e dëshmoj", shtoi ai.

Image
Image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se votimi i qeverisë së re është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë.

I pari i shtetit në një konferencë për medie shprehu fjalë të mira për kryeministrin e sapozgjedhur Avdullah Hoti për ekspozenë e tij në kuvendin e Kosovës.

“Përshëndes gatishmërinë për angazhimin e dialogut me Serbinë dhe zotimin për marrëdhëniet e mira me ShBA-të”, tha ai.

Krahas kësaj tha se qeveria duhet të vazhdojë reformat në ekonomi dhe sundim të ligjit.

Ish-kryeministrit Kurti i kërkoi një pranim dorëzim sa më të lehtë tek kryeministri Hoti. Ai tha se barikadimi nuk i bënë nder askujt.

Incident gjatë konferencës së presidentit Thaçi

Derisa presidenti i vendit, Hashim Thaçi po mbante konferencë për medie një grup qytetarësh ka vazhduar brohoritjet, duke e quajtur të parin e shtetit si “hajn”.

Aty reaguan pjesëtarët e mbrojtjes së tij duke shkaktuar një përleshje mes tyre në sheshin ‘Ibrahim Rugova’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat