Ministrat e Qeverisë Hoti nën hetime, të dënuar e milionerë, reagon analisti i njohur: S’keni parë gjë akoma!

Aktuale

Ministrat e Qeverisë Hoti nën hetime, të dënuar e milionerë, reagon analisti i njohur: S’keni parë gjë akoma!

Nga: N. H Më: 3 qershor 2020 Në ora: 20:24
Qeveria e Kosovës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë Hoti, Vesel Krasniqi, është duke u hetuar për mashtrim.

Sipas dokumenteve, saktësisht dy vjet më parë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve të Veselit.

Gjithashtu “Bota sot”, gjatë ditës ka raportuar edhe për pasurinë e majme të zëvendëskryeministres Albulena Balaj-Halimi.

Gjersa dihet tashmë se ministrja e jashtme Meliza Haradinaj, ishte e dënuar me 8 muaj burg.

E, lidhur me këto, ka reaguar analisti politik, Faton Mehmeti, përcjell gazeta “Bota sot”.

Mehmeti përmes një shkrimi në Facebook, thotë se ky është veç se fillimi, dhe se nuk keni parë gjë akoma, duke aluduar se në ditët në vazhdim do të dalin edhe të tjera informacione, për kabinetin e ri qeverisës.

“Ministri i ri i Tregtisë është nën hetim, Ministrja e jashtme e dënuar me 8 muaj burg Zv.kryeministrja milionere, me pasuri të dyshimta. Ky është veç fillimi... S’keni pa gjë akoma..”, ka shkruar Mehmeti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat